Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi uron FC Prishtinën për triumfi  në Superkupë
    Ballina-1

    Agim Ademi uron FC Prishtinën për triumfi  në Superkupë

    20/01/2024 16:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar Prishtinën  për fitimin e trofeut të Superkupës e cila në finale e mposhti Ballkanin.

    Ademi ka qenë prezent dhe e ka dorëzuar trofeun në këtë ndeshje që u zhvillua në Antalia të Turqisë.

    “Ky sukses shënon një kapitull të ri për klubin kryeqytetas dhe na bën të shpresojmë për një sezon të lavdishëm në Albi Mall Superligë. Duke i uruar suksese në sfidat e ardhshme, shpresoj që ky trofe do ta motivojë skuadrën bardhekaltër për rikthim të fuqishëm edhe në kampionat”, ka thënë ndër të tjera Ademi.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Urime FC Prishtina për triumfin në Superkupë! 🏆⚽️🇽🇰

    ✅️ Sot, bardhekaltrit e kryeqytetit treguan një paraqitje të shkëlqyeshme në fushën e gjelbër dhe me rezultat 2:1 triumfuan ndaj kampionit në fuqi, FC Ballkani, në ndeshjen e Superkupës, që edhe këtë vit u organizua në Antalia të Turqisë. Ishte kjo një paraqitje e mrekullueshme e futbollistëve të Prishtinës, që kësisoj shtuan një trofe tjetër në vitrinën e pasur të klubit.

    👏 Përgëzime për lojtarët, trajnerët dhe stafin drejtues të FC Prishtina! Përkushtimi dhe angazhimi i tyre sollën suksesin e merituar. Me këtë fitore, ata dëshmuan cilësinë dhe forcën e tyre në skenën e futbollit kosovar.

    👊 Ky sukses shënon një kapitull të ri për klubin kryeqytetas dhe na bën të shpresojmë për një sezon të lavdishëm në Albi Mall Superligë. Duke i uruar suksese në sfidat e ardhshme, shpresoj që ky trofe do ta motivojë skuadrën bardhekaltër për rikthim të fuqishëm edhe në kampionat.

    🙌 Përgëzoj gjithashtu futbollistët e FC Ballkani për paraqitjen e tyre në këtë ndeshje dhe i inkurajoj që të vazhdojnë të punojnë me zell dhe përkushtim për stinorin pranveror, në mënyrë që t’i arrijnë objektivat e tyre.

    🔝 Faleminderit për emocionet që na i dhuroni dhe suksese të mëtejme për të gjitha klubet!

    TË LIDHURA

    UEFA e publikon renditjen e re, kështu qëndrojnë klubet kosovare

    13/08/2025 13:45

    Donnarumma konfirmoi largimin nga PSG, reagon trajneri Enrique: Ishte 100% vendimi im, më duhej një portier tjetër

    12/08/2025 22:49

    Shkëndija “shkatërrohet” në Baku, eliminohet nga Championsi

    12/08/2025 19:54

    UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun

    12/08/2025 18:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.