Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi viziton Dardanët, motivohen para dy ndeshjeve miqësore
    Ballina-2

    Agim Ademi viziton Dardanët, motivohen para dy ndeshjeve miqësore

    15/11/2022 17:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me disa futbollistë kanë vizituar sot Dardanët ku nga afër kanë parë rreth organizimit të tifozëve për dy ndeshjet miqësore që në nëntor i luan me Armeninë dhe Ishujt Faroe.

    Kryetari i dardanëve, Lulëzim Berisha ka thënë se ndihen të motivuar që kanë marrë respektin e numrin një të FFK-së

    “Jemi të lumtur që morëm respektin nga i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ashtu si edhe nga një pjesë e futbollistëve të kombëtares që erdhën sot për të na uruar neve si Dardanë për Fanclubin e ri që e kemi hapur me adresë tjetër nga ai i mëparshmi.

    Në emër të Dardanëve, si kryetar i tifogrupit, falënderoj për kohën që gjetën të gjithë delegacionin. Edhe ardhja e lojtarëve në hapësirat tona ishte një mesazh shumë i mirë dhe motivues për të gjithë anëtarët tonë.

    Ne u jemi gjithmonë në përkrahje në ndeshjet e kombëtares dhe na vjen mirë që respekti është reciprok”, ka shkruar Luli në Facebook.

    Postimi i plotë i Lulëzim Berishës:

    Jemi të lumtur që morëm respektin nga i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ashtu si edhe nga një pjesë e futbollistëve të kombëtares që erdhën sot për të na uruar neve si Dardanë për Fanclubin e ri që e kemi hapur me adresë tjetër nga ai i mëparshmi.

    Në emër të Dardanëve, si kryetar i tifogrupit, falënderoj për kohën që gjetën të gjithë delegacionin. Edhe ardhja e lojtarëve në hapësirat tona ishte një mesazh shumë i mirë dhe motivues për të gjithë anëtarët tonë.

    Ne u jemi gjithmonë në përkrahje në ndeshjet e kombëtares dhe na vjen mirë që respekti është reciprok.

    Ky lokacion i ri i tifogrupit tonë do të jetë shtëpia e të gjithë atyre që ndjejnë veten tifozë të Kosovës. Dera e këtij lokali do të jetë e hapur për mirëseardhje e bashkëpunim me këdo që angazhohet për të mirën e sportit kosovar, pa përjashtim nga funksioni që ka.

    Urojmë që ky bashkëpunim i mirë me të gjithë punëtorët sportivë të zgjasë sa më shumë. Njoftuam zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, me në krye presidentin Ademi, se jemi duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjet që na presin në vijim.

    Si zakonisht do të bëjmë përpjekje që me koreografitë tona të mos dëmtohet vendi ynë, duke siguruar të gjithë se nuk do të shkaktojmë probleme qoftë me incidente apo shqiptim dënimesh nga delegatët e ndeshjeve.

    Besa, besë!.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.