Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi viziton Feronikelin ’74, rregullimi i infrastrukturës ndër temat e diskutimit
    Ballina-1

    Agim Ademi viziton Feronikelin ’74, rregullimi i infrastrukturës ndër temat e diskutimit

    23/02/2023 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar sot KF Feronikeli ’74.

    Ademi, bashkë me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajetin u pritën nga kryetari i klubit, Erlind Krasniqi dhe stafi i skuadrës, shkruan Demokracia.com.

    Ndër çështjet e diskutimit ishte edhe çështja e rregullimit të infrastrukturës dhe ndikimi që ajo mund të ketë në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij klubi.

    “Sot bashkë me anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, vizituam KF “Feronikeli’74”, ku u pritëm nga kryetari i klubit Erlind Krasniqi dhe stafi i skuadrës. Çështja e rregullimit të infrastrukturës dhe ndikimi që ajo mund të ketë në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij klubi ishin ndër temat që diskutuam. Në emër të KE të FFK-së përgëzova drejtuesit e këtij klubi për organizimin e mirë dhe shpreha mbështetjen time për përmbylljen e projekteve të infrastrukturës”, shkroi i pari i FFK-së, Agim Ademi në Facebook, teksa ndau edhe disa pamje nga vizita.

    TË LIDHURA

    Atletico eliminohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës, PSG dhe Botafogo avancojnë tutje

    23/06/2025 23:06

    Trajneri konfirmon qëndrimin e Dellovës tek CSKA Sofja

    23/06/2025 22:46

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47

    Qyteti i Oviedos e nderon Cazorlan: Sheshi kryesor do të mbajë emrin e tij

    23/06/2025 20:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.