Agjenti i Amrabatit thotë se ka pranuar telefonata

Agjenti i Sofyan Amrabatit që po shkëlqen në Kupën e Botës, Alberto Maria Jimmy Fontana, ka thënë që ka pranuar telefonata për klientin e tij. “Fiorentina po i gëzon cilësitë e tij tani, marrë parasysh që pozicioni i tij ishte i mbuluar paksa nga Lucas Torreira,” ka thënë ai për Radio Sportiva. “Kemi marrë shumë
Agjenti i Sofyan Amrabatit që po shkëlqen në Kupën e Botës, Alberto Maria Jimmy Fontana, ka thënë që ka pranuar telefonata për klientin e tij.
“Fiorentina po i gëzon cilësitë e tij tani, marrë parasysh që pozicioni i tij ishte i mbuluar paksa nga Lucas Torreira,” ka thënë ai për Radio Sportiva.
“Kemi marrë shumë thirrje për të, por i respektojmë zgjedhjet që Fiorentina po i bën. Ata kanë vendosur që të vënë bast në të dhe të mos e rimëkëmbin Torreirën, edhe nëse ata do të mund të luanin bashkë”.
“Thirrjet janë të mira, por kemi një lidhje të shkqëlqyeshme me Fiorentinën sa i përket kontratës së gjatë që e lidh me të Purpurtët. Edhe pse luajnë në një garë më të ulët, ata janë një klub shumë i respektuar”.



