Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agon Elezi u transferua në Bundesligën gjermane, zbulohet shifra që ka përfituar skuadra shqiptare
    Ballina-2

    Agon Elezi u transferua në Bundesligën gjermane, zbulohet shifra që ka përfituar skuadra shqiptare

    01/02/2024 11:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Agon Elezi, mesfushori maqedonas mbush arkat e Skënderbeut pas transferimit te Bohum në Bundesligën gjermane.

    Ish-mesfushori u largua nga korçarët në shtator të vitit 2020 për një vlerë rreth 80 mijë euro te Varazhdin në Kroaci, teksa Skënderbeu siguroi edhe 30% të kartonit të lojtarit për transferimin e radhës.

    Dje, në limitet e merkatos lojtari 22 vjeçar ka nënshkruar kontratën e majme te Bohum në Gjermani duke sjellë kështu një lajm të mirë edhe për korçarët. Nga sa raportohet shifra e këtij transferimi te gjermanët e Bohum vërtitet rreth 800 mijë euro, ndërsa një pjesë e tyre kalojnë direkt në arkat e klubit korçar që kishte ende 30% të kartonit të mesfushorit maqedonas.

    Nga sa “Panorama Sport” mëson nga burime në klub, Skënderbeu përfiton rreth 200 mijë euro nga ky transferim duke siguruar kështu të ardhura të rëndësishme sa i përket ngritjes së financave të klubit. Pritet të shihet tashmë se si do të procedohet sa i përket bllokimit të merkatos nga ana e FSHF për çështjen “Bregu”. Detyrimi i korçarëve ndaj sulmuesit vlonjat shkon rreth 37 mijë euro teksa me shumë mundësi do të shlyhet nga arkëtimi i të ardhurave pas transferimit të Elezit nga Varazhdin te Bohum.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.