Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agon Sadiku largohet nga Dardanët, shkon te Finlanda – arsyetohet se Kosova s’e donte
    Ballina-1

    Agon Sadiku largohet nga Dardanët, shkon te Finlanda – arsyetohet se Kosova s’e donte

    07/01/2023 14:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Agon Sadiku ishte i ftuar te kombëtarja e Kosovës, për dy miqësoret e nëntorit, por ai duket se nuk do ta vesh më fanellën e “Dardanëve”, pasi është grumbulluar nga Finlanda.

    Sadiku arsyetohet se u largua nga Kosova për shkak të një gabimi që kishte ndodhur, pasi letrat sipas tij nuk u bënë siç duhej.

    Ai madje thotë se Kosova nuk ishte e sigurt se a e donte apo jo.

    “Duket sikur Kosova nuk ishte e sigurt nëse më donin atje apo jo. Shkova dhe luajta dy ndeshje, por m’u duk sikur nuk ishin të sigurt nëse më duan dhe çfarë plani kanë për mua. Kam folur edhe me trajnerin e Kombëtares dhe nuk më dukej se kishte një plan më të gjatë se kaq”, ka thënë Sadiku.

    Sadiku potencoi se pasi do të luajë edhe me Finlandën dhe më pas do të merr një vendim përfundimtar.

    “Ne folëm me Markun, dhe ai tha se është në rregull. Do të shoh si do të jetë dhe më pas do të marr një vendim përfundimtar (për përfaqësimin e kombëtares). Dhe siç thashë, ishte pak konfuze dhe nuk kalova mirë atje, dhe Marku kishte një plan vërtet të mirë për të ardhmen time. Kështu që tani i besoj atij”, përfundoi Sadiku.

    Sadiku pritet të debutojë me Finlandën në këto dy ndeshje, teksa do të jetë për herë të dytë për një kombëtare, pasi luajti edhe me Kosovën, gjatë miqësoreve të nëntorit.

    Kombëtarja finlandeze do të grumbullohet për dy miqësore, ndaj Suedisë dhe Estonisë.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.