Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Aguero goditet nga aritmia në emision direkt, ky është reagimi i tij
    Ballina-2

    Aguero goditet nga aritmia në emision direkt, ky është reagimi i tij

    30/03/2023 13:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sergio Aguero u detyrua të pensionohej nga futbollit para kohe shkaku i një aritmie kardiake.

    Një problem i cili e ka befasuar ish-sulmuesin e Manchester Cityt gjatë një transmetimi direkt online.

    “Kun” përnjëherë ndali së foluri, duke e bërë që të brengosej Ibai Llanos, i cili ishte afër tij, shkruan “Gazeta Express”.

    Ylli i dikurshëm argjentinas e mbante zemrën dhe e uli kokën poshtë, ndërsa e qetësoi bashkëfolësin pasi e shikoi situatën e zemrës së tij në telefon.

    “Mendoj se e kisha një aritmi të lehtë”, theksoi fillimisht argjentinasi.

    “E kam në kontroll, e monitoroj situatën përmes një çipi, i cili më ndihmon duke më dërgua sinjale”, vazhdoi ish-përfaqësuesi argjentinas.

    Ibai Llanos e pyeti nëse do të donte ta thërriste mjekun, por Aguero insistoi se kjo nuk ishte e nevojshme. 

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.