Futboll ndërkombëtar

Ai djalosh luan si Messi, kushton 250 mln €“, talenti i Bayernit “çmend” Matthaus

Ai djalosh luan si Messi, kushton 250 mln €“, talenti i Bayernit “çmend” Matthaus

Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayern Munchen. 19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, ai numëron 12 gola dhe 10 asiste në të gjithë kompeticionet me kampionët e Gjermanisë, statistika që e kanë kthyer në idhullin e tifozëve. Mesfushori ofensiv ndodhet në formë të shkëlqyer dhe shpreson që të vijojë me performanca pozitive edhe në

Besnik Batusha

Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayern Munchen. 19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, ai numëron 12 gola dhe 10 asiste në të gjithë kompeticionet me kampionët e Gjermanisë, statistika që e kanë kthyer në idhullin e tifozëve.

Mesfushori ofensiv ndodhet në formë të shkëlqyer dhe shpreson që të vijojë me performanca pozitive edhe në Kupën e Botës Katar 2022, kompeticion të cilit synon t’i shkojë deri në fund me Gjermaninë e tij.

Legjenda e Bayern Munchen dhe futbollit gjerman, Lothar Matthaus është i fiksuar pas talentit gjerman, të cilin e krahason me Leo Messin. “E patë çfarë bëri Musiala? Magji e vërtetë, ai luan si Leo Messi, është për Hollywood.

Ai duhet ta mbyllë karrierën te Bayerni, duhet të luajë gjithmonë me bavarezët. Unë mendoj se vlera e tij është 250 milionë euro, por harrojeni, ai nuk është në shitje”, theksoi për Sky Sports Matthaus.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions