Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Ai është super i lumtur, nuk shkon te Fenerbahce” – trajneri i Mallorcas i bindur për Muriqin
    Ballina-2

    “Ai është super i lumtur, nuk shkon te Fenerbahce” – trajneri i Mallorcas i bindur për Muriqin

    08/01/2025 22:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka ditë që është i lidhur me një rikthim te Fenerbahce, por trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, ka deklaruar se kjo nuk do të ndodh.

    Në Spanjë dhe Turqi ka disa ditë që po raportohet se Muriqi, mund të largohet në afatin kalimtar të janarit për t’iu bashkuar Fenerbahces së Jose Mourinhos.

    Por në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Real Madridin në Superkupën e Spanjës, trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, ka thënë se Muriqi është i lumtur te Mallorca.

    “Jam i qetë, sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe e shoh super të lumtur te Mallorca. Unë nuk jam aspak i shqetësuar. Ajo që kërkoj është që askush të mos largohet, të mos kemi humbje të papritura”, deklaroi ai.

    Fenerbahçe aktualisht udhëhiqet nga trajneri portugez, Jose Mourinho, klub ku Muriqi luajti me sukses për një vit, duke shënuar 17 gola, për të kaluar pastaj te Lazio.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.