Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Ai ishte i mrekullueshëm”, Ten Hag i kënaqur me Ronaldon pas rikthimit me gol
    Ballina-1

    “Ai ishte i mrekullueshëm”, Ten Hag i kënaqur me Ronaldon pas rikthimit me gol

    28/10/2022 11:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ishte i lumtur që pa Cristiano Ronaldon në formë në fitoren e tyre kundër Sheriff Tiraspol në Ligën e Evropës.

    Ylli portugez u rikthye në formacionin e Unitedin për herë të parë pasi u largua drejt zhveshtores para mbylljes së ndeshjes në fitoren e madhe ndaj Tottenhamit javën e kaluar – duke e detyruar Ten Hag ta suspendojë për ndeshjen me Chelsean fundjavën e kaluar.

    Sulmuesi u kthye nga ky ‘mërgim i përkohshëm’ në stërvitjet me ekipit të parë të hënën dhe të enjten menjëherë ishte pjesë e formacionit në Ligën e Evropës, ku shënoi edhe një gol.

    Ten Hag është i bindur se Ronaldo do të vazhdojë të shënojë edhe pas fitores 3-0.

    “Ai ishte i mrekullueshëm. Krijoi raste dhe skuadra krijon për të. Ai ka nevojë për një gol për të kapërcyer atë pikë dhe unë jam i bindur se do të arrijë më shumë gola”, ka thënë fillimisht Ten Hag për BT Sport.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.