Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Akuza ndaj huliganëve qipriotë që shfaqën pankartën fyese ndaj Kosovës
    Ballina-1

    Akuza ndaj huliganëve qipriotë që shfaqën pankartën fyese ndaj Kosovës

    10/09/2024 18:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nuk ka kaluar pa pasoja dhe pa reagime shfaqja e panos fyese “Kosova është Serbi” në ndeshjen mes Qipros dhe Kosovës.

    Të hënën mbrëma në Larnaca, Kosova fitoi 4:0 ndaj qipriotëve inferiorë, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në mesin e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për disa minuta, kur në tribuna u shfaq panoja “Kosova është Serbi”. Vetëm pas largimit të saj ndeshja ka vazhduar.

    Panoja u largua pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa autorët, pak huliganë qipriotë, pritet të përballen me dënime.

    Të martën është bërë e ditur se autoritetet e Qipros kanë nisur hetime ndaj huliganëve që shfaqën panon me përmbajtje fyese ndaj Kosovës. Për shkak të asaj panoje, Federata qipriote me shumë mundësi do të dënohet edhe nga UEFA.

    Pasi u bë e ditur se huliganët do të dënohen, kanë reaguar grupet e tifozëve nga Qiproja. Reagime kanë bërë disa grupe tifozësh.

    “Kur menduam se Qiproja ka prekur fundin, u përgënjeshtruam nga ndjekja penale qesharake e bashkatdhetarëve tanë, që mbrëmë në Larnaca shfaqën një pankartë për dëshirën e përjetshme të vëllezërve tanë grekë e serbë”, ka shkruar faqja “ultras.gr”.

    Kjo faqe tifozësh ka shkruar se bëhet fjalë për persekutim të atyre që “guxuan të përcillnin mesazhin se në Qipro ka ende grekë që rezistojnë, nuk harrojnë dhe luftojnë për kthimin në kujtesë të vërtetës historike”. Sipas kësaj faqeje, tërheqja e menjëhershme e akuzave është kërkesë popullore.

    Qiproja, njëjtë si Greqia, nuk e njeh shtetin e Kosovës. Grupet e tifozëve nga Qiproja kundërshtojnë vazhdimisht Kosovën, ndërsa njëjtë veprojnë edhe grupe tifozësh në vende si Rumania, Polonia e Sllovakia.

    UEFA nuk pranon pano të tilla nëpër ndeshje futbolli dhe vazhdimisht ndan dënime. Njëjtë pritet të veprojë edhe për ndeshjen e së hënës në Larnaca.

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.