Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Al-Hilal paguan 23 milionë euro për anësorin brazilian
    Ballina-1

    Al-Hilal paguan 23 milionë euro për anësorin brazilian

    18/01/2024 09:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Konsiderohej një nga mbrojtësi më premtues, të krahut të majtë të mbrojtjes, në Evropë, mirëpo prishja e marrëdhënieve, me teknikun, Diego Simeone i kushtoi jo pak anësorit brazilian, Renan Lodi, i cili tashmë pas disa “aventurave”, te anglezët e Nottingham Forest dhe francezët e Marseille, tashmë do të transferohet te “gjigantët” arabë , të Al-Hilal.

    Me anë të një postimi në profilet zyrtare, të klubit, “të mëdhenjtë” e Saudi Pro League kanë zyrtarizuar, këtë të mërkurë afrimin e mbrojtësit brazilian, me bordin e Al-Hilal, që kanë derdhur në arkat e Olympique Marseille shifrën e 23 milionë eurove, ndërsa këtij të fundit i kanë ofruar një kontratë 3.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

    Mbi këtë transferim, një koment të shkurtër e bëri edhe tekniku i “gjigantëve” arabë, Jorge Jesus, me portugezin, që është tepër i kënaqur me afrimin e ri në skuadër, teksa për mediat menjëherë pas nënshkrimit të Lodi u shpreh se tifozët janë tepër entizuastë për lojtarët, që bordi i skuadrës ka afruar përgjatë këtyre 2 merkatove të fundit.

     “Në futboll duhet të vazhdosh të përpiqesh të bëhesh më i fortë dhe nuk ka kohë më të mirë për ta bërë këtë sesa kur fiton trofe. Ne gjithmonë duhet të përpiqemi të përmirësohemi. Kemi sjellë disa lojtarë të mirë dhe mendojmë se tifozët do të jenë entuziastë”,- u shpreh tekniku i Al-Hilal pas zyrtarizmit të afrimit të mbrojtësit 25-vjeçar.

    TË LIDHURA

    Donnarumma konfirmoi largimin nga PSG, reagon trajneri Enrique: Ishte 100% vendimi im, më duhej një portier tjetër

    12/08/2025 22:49

    Shkëndija “shkatërrohet” në Baku, eliminohet nga Championsi

    12/08/2025 19:54

    UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun

    12/08/2025 18:54

    Sassuolo dhe Ipswichi arrijnë marrëveshje për portierin Muriq

    12/08/2025 12:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.