Al-Nassr është rikthyer te fitorja në Ligën Profesionale Saudite, për të vazhduar kështu edhe me garën për titullin e kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia mposhti sonte Abhan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.
Ndeshja e zhvilluar në “MRSOOL Park” përfundoi me rezultatin 2:1, me Al-Nassr që triumfoi me përmbysje të rezultatit.
Cristiano Ronaldo la gjurmë në këtë ndeshje duke e shënuar golin e parë për vendasit.
Ylli portugez shënoi gol jashtëzakonisht të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 79-të.
Ronaldooooooo 🤩🤩🚀 pic.twitter.com/x8TnKXWbxF
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) March 18, 2023