Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Al Nassr fiton trilerin e shtatë golave ndaj Al Ahli – Ronaldo nuk ndalet as këtë xhiro
    Ballina-1

    Al Nassr fiton trilerin e shtatë golave ndaj Al Ahli – Ronaldo nuk ndalet as këtë xhiro

    22/09/2023 22:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Al Nassr ka fituar 4-3 në shtëpi ndaj Al Ahli në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Arabisë.

    Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi, kur Sadio Mane asistoi te Cristiano Ronaldo.

    Për 2-0 u përkujdes Anderson Talisca (17’), ndëra Aymeric Laporte bëri një asistim perfekt për bashkëlojtarin.

    Por, Al Ahli e ngushtoi epërsinë e Al Nassr në 2-1 me golin e Franck Kessie që u shënua në minutën e 30-të me asistimin e Al Majhad.

    Mirëpo, Talisca (45+6’) ishte sërish në listën e realizatorëve, duke e bërë rezultatin 3-1.

    Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, që shënuan për 3-2 me anë të Riyad Mahrez që realizoi për 3-2.

    Ronaldo sërish u rikthye me gol, ndërsa Talisca që zhvilloi një super ndeshje ishte asistuesi në minutën e 52-të.

    Al Ahli nuk u dorëzua deri në fund, pasi shënoi për 4-3 me anë të Feras Al Brikan (88′), por që Al Nassr u mbajt deri në fund për t’i marrë pikë e plota.

    Pas javës së shtatë, Al Nassr është në vendin e pestë me 15 pikë, tri më pak se lideri Al Ittihad, ndërsa CR7 vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në ligë me nëntë gola, derisa ka edhe katër asistime.

    🚨 GOAL | Al-Nassr 4-2 Al-Ahli | Cristiano Ronaldo (2)

    Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/M715HhGga6

    — VAR Tático (@vartatico) September 22, 2023
    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.