Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Alarm tek Italia, po “mungojnë” golat
    Ballina-1

    Alarm tek Italia, po “mungojnë” golat

    08/02/2024 12:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria do të bëjë prezantimin e saj në finalet e Euro 2024 kundër Italisë, ndërsa Sylvinho dhe “Kuqezinjtë” e tij duhet të luten që asgjë mos të ndryshojë te rivalët deri në datën 15 qershor, teksa Mediat italiane janë të shqetësuara dhe ngrenë alarmin për atë që e quajnë “drama e sulmueseve”.

    Kur ka kaluar gjysma e sezonit, të gjithë sulmuesit e Kombëtares së “Kaltër” vuajnë njëlloj sa i përket golave me skuadrat e tyre të klubeve. Numrat nuk gënjejnë, ndërsa përtej Adriatikut i përdorin ato për të mbështetur frikën e tyre.

    Vetëm 8 gola për Ciro Immobile në të gjithë kompeticionet në këtë sezon me “Shqiponjat” e Lazio, mirëpo situata shkon gjithmonë e më keq, me sulmuesin kryesor të Italisë që lë pas shokët e tij të repartit ofensiv. Kështu, Scamacca ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës tek Atalanta, Retegui ka shënuar 5 gola te Genoa, ndërsa Raspadori vetëm 4 te Napoli.

    Spalletti duket se nuk ka alternativa, pasi Moise Kean, as që e ka prekur rrjetën me Juventus në këtë sezon të Serisë A. Jo vetëm kaq, pasi të kaltërit duhet t’i bëjnë llogaritë edhe me dëmtimiet. Domenico Berardi i dëmtuar lufton kundër kohës, por për momentin shanset që ai të jetë në Euro 2024 janë të pakta.

    Gjithashtu një shpresë e madhe e italianëve, Federico Chiesa, një shpresë e madhe e italianëve po vuan problemet fizike në këtë sezon me Juventus, ku ka shënuar vetëm 6 gola. I njëti diskutim për Nicolo Zaniolo, që tek Aston Villa ka gjetur vetëm 2 herë rrugën e rrjetës. Deri në fund të sezonit ka ende kohë, por për të mirën e Kombëtares “Kuqezi”, shpresojmë që gjërat mos ndryshojnë.

    TË LIDHURA

    Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

    16/08/2025 21:39

    Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

    16/08/2025 21:32

    City nis me fitore, Reijnders e Cherki shënojnë në debutim

    16/08/2025 20:40

    Muriqi ndëshkohet direkt me karton të kuq

    16/08/2025 20:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.