Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është shkarkura nga posti i trajnerit te skuada suedeze Karlstads, shkruan Demokracia.com
Bunjaki që për një kohë të gjatë udhëhoqi Kosovën e pastaj punojë edhe në Federatën e futbollit të Kosovës si zyrtar i administratës, iu kthye zejes së trajnertit duke e marrë vitin e kaluar skuadrën suedeze që bën gara në Ligën e Tretë apo si njihet ndryshe Divizioni 1.
Megjithatë, rezultatet jo të mira kanë bërë që ai t’i ndajë rrugët me klubin.
Lajmi është konfirmuar nga medium suedes Mariestadstidningen.se.