Sport Vendor

Albert Dabiqaj i Gjilanit shpallet “Ylli i Javës”

Albert Dabiqaj i Gjilanit shpallet “Ylli i Javës”

Çmimi i më të mirit për javën e 15-të i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Albert Dabiqaj. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit. Dabiqaj pati paraqitje shumë të mirë në duelin ndaj Prishtinës dhe ishte më i merituari që Gjilani arriti ta arkëtojë një pikë

Besnik Batusha

Çmimi i më të mirit për javën e 15-të i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Albert Dabiqaj.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.

Dabiqaj pati paraqitje shumë të mirë në duelin ndaj Prishtinës dhe ishte më i merituari që Gjilani arriti ta arkëtojë një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai, përveç lojës së mirë gjatë tërë ndeshjes, arriti të shënojë të dy golat për skuadrën e tij në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila u mbyll baras 2:2.

E pas marrjes së çmimit futbollisti i skuadrës gjilanase theksoi se ky çmim i jep motiv për të vazhduar të japë më të mirën në fushën e gjelbër, ndonëse klubi po kalon kohë të vështira për shkak të mungesës së përkrahjes financiare.

“Duke pasur parasysh periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon ekipi ynë, ky çmim është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe për të luftuar në Albi Mall Superligën e Kosovës”, ka thwnw ai pwr faqen zyrtare tw FFK-sw.

“SC Gjilani ka një ekip kualitativ e të komponuar por problemet tashmë të ditura për publikun, na kanë lënë disa hapa prapa me skuadrat e tjera. Besoj që çdo gjë do të përmirësohet dhe do të kthehemi tek rezultatet e mira dhe aty ku e kemi vendin”.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

MSR-ja premton investim prej mbi 12 milionë euro për stadiumin në Prizren

Sport Vendor

Kosova vazhdon përgatitjet, fokusi te taktikat e lojës

Sport Vendor

Lutfi Dalipi e ka zgjedhur Kosovën, ai do të jetë në "Fadil Vokrri" të shtunën

Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës