Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Albion Kurtaj shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll
    Ballina-1

    Albion Kurtaj shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll

    24/02/2025 10:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Federata e Futbollit të Kosovës, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ferizaj, Albion Kurtaj.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Avni Shala, Skënder Kapra dhe Agim Maliqi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzetenjë t’i takojë Albion Kurtaj, i cili arriti që me golin e tij t’i sigurojë fitore shumë të rëndësishme ekipit të tij, FC Ferizaj, kundër FC Prishtinës (1:0) dhe të arkëtojë 3 pikë që e larguan nga zona e rrezikshmërisë në Albi Mall Superligë.

    Pasi mori këtë çmim, Kurtaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ndeshja me Prishtinën ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, duke marrë parasysh që Prishtina është njëra nga skuadrat më të mëdha në Kosovë. Por, sidoqoftë, stafi i skuadrës sonë ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke e përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë, dhe nga ajo nxorrëm 3 pikë për të cilat jam shumë i lumtur.

    Skuadra ka filluar të pjeket dhe gabimet që i kemi bërë në sezonin e kaluar, i kemi përmirësuar. Puna e trajnerëve është e jashtëzakonshme dhe kemi edhe një president që na rri shumë afër dhe nuk e ka humbur asnjëherë besimin tek ne.

    Synimet tona janë gjithmonë të kërkojmë pjesën e epërme të tabelës dhe me këtë skuadër që kemi, besoj se mund ta arrijmë.

    Të shpallesh “Ylli i javës” është një arritje shumë e madhe dhe e falënderoj gjithë stafin dhe skuadrën. Veçanërisht falënderoj familjen time që më kanë përkrahur deri këtu.

    Shpresoj që t’i ndihmoj skuadrës në vazhdimësi që të marrim të gjitha pikët që na nevojiten për të qenë në pjesën e sipërme të tabelës.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Formacioni zyrtar, starton Ron Raçi i Prishtinës. Edhe Korenica e nis nga fillimi

    09/06/2025 17:50

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.