Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Albion Rrahmani ndër lojtarët më të shtrenjtë të Rapidit, i dyfishohet vlera në treg
    Ballina-2

    Albion Rrahmani ndër lojtarët më të shtrenjtë të Rapidit, i dyfishohet vlera në treg

    28/09/2023 20:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit Albion Rrahmani te Rapidi i Bukureshtit, ka bërë që çmimi i tij të dyfishohet në tregun e futbollit. Mediumet rumune, kanë shkruar të enjten se çmimi i Rrahmanit ka shpërthyer prejse iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës në afatin kalimtar të verës.

    Aktualisht, vlera e Rrahmanit në treg është 1.2 milionë euro bazuar në faqen e specializuar për transferime “transfermarkt.de”, dyfishi i asaj që Rapidi pagoi për ta transferuar nga kampioni i Kosovës. Në fillim të muajit gusht, Rrahmani u zyrtarizua te skuadra rumune dhe për më pak se dy muaj, ai ka rritur dukshëm vlerën e tij në treg.

    Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim për Rapidin. Në fakt, Rrahmani, aktualisht është njëri prej tre lojtarëve më të shtrenjtë te Rapidi i Bukureshtit.

    Listës i prinë portieri i Rapidit, Horatiu Moldovan. Vlera e Moldovanit është 1.6 milionë euro. Ndërkohë, mbrojtësi i krahut të majtë, Andrei Borza vlenë 1.2 milionë euro, sa edhe Rrahmani. Sulmuesi 23-vjeçar ka kontratë me Rapidin deri në verën e vitit 2026, por ditë më parë, ai ka paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjatë te skuadra rumune. Ai ka pranuar haptazi se synimi i tij është që të luaj në njërën prej top-ligave të Evropës.

    TË LIDHURA

    Reali “rrëmben” pozitën e parë

    15/02/2026 00:07

    Interi e fiton dramën e pesë golave ndaj Juventusit

    14/02/2026 23:48

    Pas “protestës” Cristiano Ronaldo rikthehet me gol, shënon ndaj Al Fetah

    14/02/2026 21:16

    Sulmohet gjyqtari në “Shani Nushi”, policia arreston një person

    14/02/2026 20:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.