Albion Rrahmani e ka regjistruar golin e nëntë këtë edicion në kampionatin e Çekisë.
Rrahmani shënoi gol në fitoren e thellë 5:2 të Sparta Pragës ndaj Ostravas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t.
Sulmuesi i Kosovës në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të, kurse në sekondat e fundit shënoi për 5:2 nga penalltia.
25-vjeçari krahas nëntë golave në elitë ka kontribuar edhe me dy asistime. Ndërsa në total këtë edicion në të gjitha garat ka 14 gola e tri asistime.
Sparta e Pragës ka 51 pikë dhe e zë vendin e dytë. Pozitën e parë e mban Slavia e Pragës me shtatë pikë më shumë.
