Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Albion Rrahmani, ylli i javës në Superligë
    Ballina-1

    Albion Rrahmani, ylli i javës në Superligë

    13/02/2023 16:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Albion Rrahmani është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 19-të të Superligës së futbollit.

    Sulmuesi i Ballkanit shkëlqeu në duel me Malishevën duke i realizuar tre gola në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4:2.

    Pas marrjes së këtij çmimi, sulmuesi i kampionëve të Kosovës u shpreh i lumtur  dhe premtoi se do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në të ardhmen.

    “Për mua është hera e parë që shpallem ‘Ylli i Javës’ dhe sinqerisht jam shumë i lumtur. Të shpërblehesh si më i miri i xhiros është një motiv shtesë për të vazhduar punën dhe për të synuar ende më shumë. Gjithsesi ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik për çka i falënderoj shumë”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

    Ai tutje ka folur edhe për objektivat e portokallezinjve në këtë edicion.

    “Ballkanin këtë edicion e shoh sërish kampion të Kosovës. Rruga për ta mbrojtur titullin nuk do të jetë e lehtë por ne do të punojmë maksimalisht dhe do t’i marrim ndeshjet radhazi. Besoj që me këtë grup të lojtarëve, me përkushtimin e shtabit teknik dhe organizimin e mirë të klubit, do ta përsërisim suksesin e vitit të kaluar”, ka shtuar ai. 

    TË LIDHURA

    UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

    23/06/2025 13:10

    Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

    22/06/2025 23:10

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.