Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Aliti: Sonte ishim pa fat ndaj Bjellorusisë, duhet të analizojmë dhe reflektojmë
    Ballina-2

    Aliti: Sonte ishim pa fat ndaj Bjellorusisë, duhet të analizojmë dhe reflektojmë

    22/11/2023 00:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Humbja e Kosovës në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të EURO 2024 ndaj Bjellorusisë, për Fidan Alitin ndodhi pasi ata nuk patën fat.

    Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport/, Aliti theksoi se grupi duhet të reflektojë pas këtyre eliminatoreve dhe të tentojnë të ngrihen.

    Çfarë u desh sonte që të fitonim? “Kualifikimi ka mbaruar, realiteti është tabela. Jemi të zhgënjyer pasi donim që të paktën të ishim mirë në renditje, para Bjellorusisë, por nuk patëm fat sot që të gjenim golin.”

    A duhet të ndryshojnë lojtarë te skuadra? “Është shumë herët për të folur për atë punë. Mbas këtyre eliminatoreve duhet të bashkohemi dhe të diskutojmë e shohim çfarë shkoi mirë apo çfarë shkoi keq. “

    Trajneri çfarë ju tha pas ndeshjes? “Asgjë speciale, kemi folur disa gjëra të vogla si të gjithë.”

    A mund të jetë rasti u Kosovës që nëse duam suksesin së pari duhet të prekim njëherë fundin? “Shpresojmë! Dëshira e të gjithë lojtarëve është që të ngrihemi, por kështu është futbolli, ndonjëherë fiton e ndonjëherë humb.”

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.