Futboll ndërkombëtar

Allegri: E fitojmë Europa League!

Allegri: E fitojmë Europa League!

Juventus u mposht në Portugali nga Benfica me rezultatin 4-3, teksa bardhezinjtë mbyllën një ndeshje para aventurën e tyre në Champions League duke u eliminuar që në fazën e grupeve. Padyshim një nga paraqitjet historike më të dobëta për Zonjën e Vjetër që ndaj Benficës regjistroi edhe një rekord negativ. Për herë të parë në

Besnik Batusha

Juventus u mposht në Portugali nga Benfica me rezultatin 4-3, teksa bardhezinjtë mbyllën një ndeshje para aventurën e tyre në Champions League duke u eliminuar që në fazën e grupeve. Padyshim një nga paraqitjet historike më të dobëta për Zonjën e Vjetër që ndaj Benficës regjistroi edhe një rekord negativ.

Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve, italianët pësojnë tre gola brenda 45-minutave të para teksa vetëm një reagim në fraksionin e dytë, zbuti disi turpërimin e Juventus në transfertë.

Megjithatë, tashmë të eliminuar, trajneri Massimiliano Allegri refuzon ta quajë një dështim fushatën në Europë teksa thekson se skuadra duhet të synojë trofeun e Europa League, edhe pse duhet theksuar se Juventus nuk e ka siguruar ende vendin e tretë në grup pasi për momentin është me pikë të barabarta, 3, me Maccabi Haifa dhe italianët ndeshjen e fundit e luajnë në shtëpi ndaj PSG.

“Dështim? Jo, dështime konsiderohen të tjera gjëra, tani skuadra ka një kampionat për të fituar. Por, edhe një Europa League për ta bërë të sajën”, u shpreh Allegri pas disfatës 4-3 me Benficën.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions