Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Allegri suspendohet dhe gjobitet rëndë
    Ballina-2

    Allegri suspendohet dhe gjobitet rëndë

    16/05/2024 20:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje në Kupën e Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro pasi mori karton të kuq në fitoren e mbrëmshme ndaj Atalantës.

    Trajneri i Juventusit, Allegri, humbi durimin në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë të së mërkurës kundër Atalantës dhe u gjobit dhe u dënua me dy ndeshje.

    Gjyqtari sportiv i Serie A i ka dhënë zyrtarisht Allegrit një pezullim me dy ndeshj , të vlefshme për ndeshjet e Kupës së Italisë, plus një gjobë prej 5000 euro.

    Kjo, në letër, do të thotë se trajneri italian do të lejohet të shkojë në stol në ndeshjen e radhës të Serie A kundër Bolognas në Stadio Dall’Ara të hënën, më 20 maj.

    Sidoqoftë, Juventus mund të vendosë të shkarkojë Allegrin para ndeshjes së ardhshme të ligës.

    Allegri me sa duket refuzoi komplimente nga drejtori i klubit, Cristiano Giuntoli dhe madje kërcënoi redaktorin e Tuttosport, Guido Vaciago pas ndeshjes, kështu që Bianconerët po mendojnë ta shkarkojnë atë para fundit të sezonit.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.