Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Alonso e sheh Xhakën si lider të Leverkusenit, zbulohet vlera e yllit kosovar
    Ballina-1

    Alonso e sheh Xhakën si lider të Leverkusenit, zbulohet vlera e yllit kosovar

    16/05/2023 15:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka po e kërkon një sfidë të re në karrierë.

    Futbollisti kosovar e kishte vazhduar kontratën me Arsenalin vitin e kaluar, por që tash e sheh veten më shumë larg Londrës.

    Gazetari sportiv Florian Plettenberg raporton se Bayer Leverkuseni po e shtyn përpara punën për transferimin e yllit të Kombëtares së Zvicrës.

    Mësohet se trajneri Xabi Alonso e sheh Xhakën si liderin e tij të ri në Leverkusen.

    Për momentin, mesfushori kualitativ është i fokusuar vetëm tek Arsenali, por pas përfundimit të këtij sezoni mund të ndërrojë mjedis.

    Gjithnjë sipas gazetarit të Sky, vlera e futbollistit është 15 milionë euro.

    Deri tash nuk kanë nisur ende bisedimet mes klubeve, por që ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pasi të kryhet sezoni në Bundesligë dhe në Premierligë.

    Xhaka e njeh mirë kampionatin gjerman pasi kishte luajtur aty në Borussia Monchegladbach, prej nga ishte transferuar në “Emirates Stadium”. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.