Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Altin Lala: Milot Rashica vazhdon me Beshiktashin
    Ballina-1

    Altin Lala: Milot Rashica vazhdon me Beshiktashin

    08/07/2025 18:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica? Kjo pyetje është bërë gjatë ditëve të fundit nga shumë tifozë të futbollit.

    Rashica luan për skuadrën e madhe turke, Beshiktash. Për një largim të mundshëm të

    Rashicës nga Beshiktashi kanë shkruar shumë media turke ditëve të fundit.

    Të martën mediume turke raportuan se Beshiktashi e ka miratuar shitjen e 29-vjeçarit. Skuadra nga Bundesliga, Borussia Monchengladbach, është shkruar të jetë destinacion i tij.

    Madje u raportua se Rashica ka arritur marrëveshje personale me klubin gjerman.

    Të gjitha këto i ka demantuar menaxheri i Rashicës, Altin Lala.

    Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Lala, për KOHËN tha se raportimet nga Turqia nuk janë të vërteta.

    “Nuk janë të vërteta raportimet. Nuk ka pasur interesim për Rashicën nga Monchengladbachu”, u shpreh Lala të martën.

    Sulmuesi i krahut pjesë e Beshiktashit është nga viti 2023. Ai ishte transferuar nga Norwich City për 5 milionë euro. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2027.

    49-vjeçari Lala theksoi se Beshiktashi e ka në plan Rashicën edhe për edicionin e ardhshëm.

    “Miloti ka edhe dy vjet kontratë dhe klubi planifikon me Milotin. Beshiktashi nuk e ka nxjerrë në shitje. Kështu qe ai do të luajë edhe sezonin e ardhshëm aty”, ka thënë Lala.

    Muajin e kaluar, në një intervistë për KOHËN, Rashica kishte deklaruar se është i lumtur te Beshiktashi dhe nuk e mendon largimin.

    “Kam edhe dy vjet kontratë në Beshiktash. Për momentin jam rehat. Kështu që nuk ka diçka”, ishte shprehur një prej lojtarëve kryesorë të Kosovës.

    Rashica në edicionin 2024/25 realizoi pesë gola dhe bëri 12 asistime. Ishte prej futbollistëve më të vlerësuar te gjiganti turk. Ai në të kaluarën ka luajtur në Turqi edhe për Galatasarayn.

    Te Galata ishte i huazuar në edicionin 2022/23. Madje me Galatën e fitoi titullin e kampionit të Turqisë.

    Rashica nga viti 2018 deri në vitin 2021 u paraqit për skuadrën e Werder Bremenit. Ka luajtur edhe për Vitessen në Holandë dhe Vushtrrinë.

    Me “Dardanët” ka 57 ndeshje të zhvilluara ku ka kontribuuar me 12 gola.

    TË LIDHURA

    Tronditje te Barcelona: Yamal diagnostifikohet me sëmundje të pashërueshme

    31/10/2025 16:17

    Ish-portieri i Tottenhamit pensionohet për arsye të pazakontë

    31/10/2025 14:47

    Barcelona pritet të rikthehet në “Camp Nou” në nëntor

    31/10/2025 11:59

    Bleart Tolaj, më i miri i xhiros në Superligë

    30/10/2025 16:53
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.