Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde i impresionuar me progresin dhe të arriturat e futbollit kosovar
    Ballina-1

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde i impresionuar me progresin dhe të arriturat e futbollit kosovar

    11/06/2024 16:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Rohde që njihet si një adhurues i madh i futbollit është impresionuar me punën që po bëhet në këtë institucion dhe ka përgëzuar drejtuesin e FFK-së dhe ka afruar mbështetje për këtë federatë.

    Rohde ka shprehur falënderimet e tij për mikpritjen dhe u nda shumë i kënaqur nga progresi që Kosova ka arritur në fushën e futbollit dhe sportit në përgjithësi

    Në anën tjetër, presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka treguar ndaj Kosovës në fusha të ndryshme, e veçmas për futbollin. I pari i FFK-së theksoi rëndësinë e përkrahjes së mëtejme gjermane për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, derisa theksoi se këtë muaj Gjermania do të jetë epiqendra e futbollit, pasi do të jetë mikpritëse e Kampionatit Evropian 2024. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.