Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amir nuk je i thirrur për këshilla, puna jote është fusha, duaje Kosovën, duaj Dardanët dhe gazetarët ashtu siç të duan ata ty, ndryshe mund ta përmendim Maqedoninë
    Ballina-2

    Amir nuk je i thirrur për këshilla, puna jote është fusha, duaje Kosovën, duaj Dardanët dhe gazetarët ashtu siç të duan ata ty, ndryshe mund ta përmendim Maqedoninë

    24/06/2025 14:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, arriti t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kur u shpall dy herë kampion i Serie A me Napolin, madje në të dyja herët ai ishte protagonist duke u vlerësuar si  futbollisti kyç në skuadër.

    Megjithatë, kjo duket se i ka dhënë më shumë ‘trimëri” sesa duhet kapitenit dardan. Ai pasi u përfshi në një zënkë me Dardanët, kohëve të fundit sulmoi tifozët e Kombëtares se nuk ka ultras,  derisa nuk kurseu as gazetarët sportivë të Kosovës së nuk po i përcjellin ngjarjet e tij si i meriton.

    Amiri, paska harruar që gazetarët sportivë të Kosovës kanë bërë shpesh 3 mijë kilometra rrugë për ta përcjellë atë dhe ekipin e Kosovës. Gazetarët e Kosovës, aty ku iu është dhënë mundësia kanë folur dhe shkruar me krenari për të, por ja që ai po i harron këto.

    Amiri u kritikua shumë për dy ndeshjet e fundit miqësore që Kosova i zhvilloi në qershor me Armeninë dhe Ishujt Komore,  pasi ai kishte zgjedhur pushimet e jo përfaqësimin e vendit, me një fjalë Rrahmani është futbollisti i vetëm që vjen kur të donë në ekipin kombëtar, madje mos të harrojmë se ai u akuzua edhe për ndeshjen vendimtare me Maqedoninë, kur nuk iu bashkua Kosovës, por ishin gazetarët e Kosovës dhe Dardanët që i dolën në krah, por as kjo nuk po vlen për të.

    Ai kohëve të fundit Kombëtaren sikur e ka hobi.

    Është e ligë nga ana e tij të thuhet se Kosova nuk ka tifozë (ultras), kur dihet se Dardanët gjithmonë e kanë mbushur plotë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe vlerësohen si tifozët më të zjarrtë të kombëtareve në Evropë.

    Është e ligë të thuhet se gazetarët nuk e përcjellin si duhet atë dhe se ata bëjnë vetëm “Copy past”, kur dihet se në çdo ndeshje të kombëtares gazetarët janë aty, me gjithë ato problemet e mëdha financiare që i kanë.

    Amir, Kosova të ka rritë, kujtoje Kosovën e Prishtinës, kujtoje trajneri Haki e sidomos trajnerin Bushin që kanë punuar në hapat e parë të tu, kujtoje edhe Ramiz Sadikun. Kjo Kosovë të do shumë, këta gazetarë të duan shumë, janë krenar me ty, kthejua ashtu siç e meritojnë pasi nuk është e drejtë nga ana juaj t’i sulmosh.

    Mos harro karriera është e shkurtër, ti kurrë nuk do të bëhesh as italian as gjerman, ti do të jesh dardani ynë gjithmonë, por me ketë qasje mund t’i largosh të gjithë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.