Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amir Rrahmani e komenton fitoren që e afron Napolin me titullin e kampionit në Itali
    Ballina-1

    Amir Rrahmani e komenton fitoren që e afron Napolin me titullin e kampionit në Itali

    12/03/2023 14:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani e ka ndihmuar edhe njëherë Napolin në arritjen e tri pikëve, të cilat e afrojnë këtë ekip edhe më shumë me titullin e kampionit në Itali.

    Napolitanët pas fitores 2:0 ndaj Atalantës u shkëputën në 18 pikë ndaj ndjekësit kryesor, Inter.

    E futbollisti kosovar, krahas sigurisë që e shfaqi në mbrojtje, kontribuoi edhe me një gol me kokë në pjesën e dytë.

    Ai ndihet i lumtur për golin, për fitoren dhe për ecurinë pozitive të napolitanëve.

    “Ishim duke shkuar mjaft mirë, e kishim një seri të fitoreve dhe më pas u lëndova. Sidoqoftë, shokët e mi kanë bërë punë të madhe. E tash po zbavitemi duke luajtur mirë, ishte e vështirë sonte. Kim (qendërmbrojtësi i Napolit) e ka një problem në pulpë që po i përsëritet, por fatmirësisht nuk ka diçka serioze dhe të rëndë”, deklaroi përfaqësuesi kosovar pas lojës në mikrofonin e “DAZN”.

    “Osimhen ishte paksa nervoz? Nëse do të isha sulmues edhe unë, pa shënuar gol do të nervozohesha. Është normale”, përfundoi ish-futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Dinamo Zagrabit, dhe i Veronës.

    Rrahmani bëri paraqitje të jashtëzakonshme në këtë sezon dhe meritat më të mëdha për ngritjen e tij i ka trajneri Luciano Spalletti. 

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.