Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amir Rrahmani fiton përballjen me Berat Gjimshitin, Napoli vazhdon si lider
    Ballina-1

    Amir Rrahmani fiton përballjen me Berat Gjimshitin, Napoli vazhdon si lider

    18/01/2025 23:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani me Napolin kanë shënuar fitore 3:2 si mysafir ndaj Atalantas së Berat Gjimshitit.

    Kjo ndeshje i takoi javës së 21-të të Serie A.

    Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 16-të me golin e Mateo Reteguit.

    Matteo Politano në minutën e 27-të i barazoi shifrat.

    Në minutën e 40-të, Scott McTominay realizoi për 2:1 në të mirë të mysafirëve.

    Ademola Lookman në minutën e 55-të shënoi për 2:2 kurse në minutën e 78-të sulmuesi belg, Romelu Lukaku, e realizoi golin e fitores për 3:2.

    Gjimshiti e kompletoi ndeshjen tek Atalanta. Ndeshjen e kompletoi edhe Rrahmani te Napoli.

    Atalanta ka 43 pikë dhe është në vendin e tretë.

    Lider mbetet Napoli me shtatë pikë më shumë.

    TË LIDHURA

    Mbështetje shumë e madhe për Muriqin në stërvitjen e fundit të vitit

    31/12/2025 15:58

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.