Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amir Rrahmani i paralajmëron shokët e skuadrës, pas fitores së madhe në Ligën e Kampionëve
    Ballina-1

    Amir Rrahmani i paralajmëron shokët e skuadrës, pas fitores së madhe në Ligën e Kampionëve

    22/02/2023 14:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rrahmani po e shijon fitoren e madhe në Ligën e Kampionëve, i paralajmëron shokët e skuadrës.

    Skuadra italiane e regjistroi mbrëmë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin në udhëtim me rezultat 2:0.

    Futbollisti kosovar shpreson që napolitanët ta kenë një paraqitje dhe një qëndrim të tillë edhe në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales në Itali, shkruan “Gazeta Express”.

    “Ka një përmirësim të krejt skuadrës. Jemi duke shkuar mirë. E dimë që jemi të fortë. Mendojmë dhe mundohemi të japim gjithçka në çdo ndeshje. Ne nuk jemi duke pësuar gol. Nuk kemi pësuar qe pesë ndeshje. Është një gëzim dhe një ndjenjë e mirë. Mund të ndodh gjithçka, por mendoj se edhe në ndeshjen e kthimit, Eintrachti do ta bëjë një lloj të njëjtë të lojës. Duhet të mbesim të koncentruar”, deklaroi qendërmbrojtësi i Napolit në “Mixed Zone” pas lojës.

    Napolit po i ecin punët për mrekulli në Serie A, ku është lider dhe favorit i padiskutueshëm për t’u shpallur kampion i Italisë.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.