Amir Rrahmani e ka shënuar golin e dytë të këtij sezoni në elitën e futbollit të Italisë, Serie A.
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Rrahmani, realizoi gol të bukur në fitoren 2:0 të Napolit kundër Atalantas, të shtunën në kuadër të xhiros së 26-të.
Kvicha Kvaratskhelia pas një ore lojë e zhbllokoi rezultatin me golin e 19-të të këtij edicioni.
Ndërkohë Rrahmani në minutën e 77-të, e shfrytëzoi më së miri asistimin e Eljif Elmasit për ta vendosur rezultatin final të takimit, 2:0.
Rrahmani që e kompletoi këtë ballafaqim, në këtë edicion e ka edhe një asistim në Serie A.
Berat Gjimshiti tek Atalanta u zëvendësua në minutën e 44-t.
Napoli në vendin e parë ka 68 pikë në 26 ndeshje të luajtura.
Ka 18 pikë më shumë se vendi i dytë Interi.
Atalanta mbetet me 42 pikë në pozitën e gjashtë.