Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amir Rrahmani reagon përmes një postimi për skandalin e ndodhur në Rumani
    Ballina-1

    Amir Rrahmani reagon përmes një postimi për skandalin e ndodhur në Rumani

    14/09/2023 09:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale për skandalin e ndodhur në Rumani, ku tifozët vendës e shfaqën pankartën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”.

    Kapiteni kosovar ka qenë kritik ndaj tifozëve huliganë rumunë, të cilët i ka këshilluar që njerëzit t’i shohin si qenie njerëzore, e jo si një objekt për t’i fyer dhe për t’i diskriminuar ata.

    “Kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar futbollisti kosovar i Napolit në Instagram.

    Kosova humbi nga Rumania me rezultat 0:2 në ndeshjen që zgjati afro tri orë pas ndërprerjes prej rreth 50 minutash, por rezultati i lojës doli në plan të dytë shkaku i skandalit që e shkaktuan tifozët vendës.

    UEFA dhe FIFA pritet ta dënojnë Rumaninë, e cila mund ta humbasë në tavolinë këtë ndeshje në fakt, ndërsa Federata e Futbollit është ankuar në këto institucione për incidentin që ndodhi në “National Arena”.

    Kosova i humbi të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2024 pasi në gjashtë ndeshje të zhvilluara nuk e ka shijuar asnjë fitore.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.