Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amir Rrahmani s’ia del dot, do të mungojë kundër Realit
    Ballina-2

    Amir Rrahmani s’ia del dot, do të mungojë kundër Realit

    02/10/2023 15:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani nuk ia ka dalë dot.

    Futbollisti kosovar do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Napolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

    Klubi napolitan ka njoftuar sot se përfaqësuesi kosovar ka ushtruar i vetëm duke bërë terapi, që nënkupton se ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fazës së grupeve të Championsit.

    “Rrahmani sot ka bërë terapi, ka ushtruar në pishinë dhe në fushë i vetëm”, ka njoftuar kampioni italian përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

    Rrahmani ishte lënduar pikërisht në këtë kompeticion dhe në ditët e fundit është duke punuar që të rikthehet sa më shpejtë për ta ndihmuar ekipin nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.

    Krahas Rrahmanit, në duel me “Los Blancos” do të mungojë edhe qendërmbrojtësi tjetër, Juan Jesus, ndërsa trajneri Rudi Garcia për duelin e nesërm do t’i besojë dyshes Ostigard-Natan. 

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.