Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amir Rrahmani u lidh live nga zhveshtorja me tifozët, atmosferë e “çmendur” gjithandej
    Ballina-2

    Amir Rrahmani u lidh live nga zhveshtorja me tifozët, atmosferë e “çmendur” gjithandej

    24/04/2023 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli e regjistroi një fitore të madhe mbrëmë, e cila e afron edhe më shumë me titullin e kampionit në Itali.

    Napolitanët e mposhtën Juventusin në shtëpi të tij me rezultat minimal, 1:0, në një ndeshje mjaft interesante, ku “Bianconeri” iu anulua një gol i Angel Di Maria.

    Sidoqoftë, Amir Rrahmani me shokë festuan falë golit të vonshëm të Giacomo Raspadorit.

    E pas lojës, festa e napolitanëve ishte vërtet e çmendur, si në fushë, ashtu edhe në tribuna, por edhe më gjerë.

    Në fakt, Rrahmani e ka postuar një video në Instastory ku shihet teksa ishte lidhur live me tifozët që po festonin në Napoli, ndërsa festa nuk mungonte as në dhomën e zhveshjes së ekipit.

    Napoli mund të shpallet kampion i Italisë në këtë javë, duke i dhënë fund pritjes prej më shumë se tri dekadash.

    Rrahmani me shokë po e kalojnë një sezon të jashtëzakonshëm, ndërsa shkuan deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.