Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Amrabat zgjedh Atleticon para ekipeve angleze
    Ballina-2

    Amrabat zgjedh Atleticon para ekipeve angleze

    12/01/2023 15:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Marokut, Sofyan Amrabat ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në La Liga të Spanjës. “AS” ka raportuar se Amrabat ka zgjedhur Atletico Madridin para Liverpoolit e Tottenhamit, skuadra që gjithashtu ishin të interesuara për shërbimet e tij.

    26-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin spanjoll, i cili po negocion me Fiorentinan për transferimin e tij gjatë këtij muaji. Për Amrabatin, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës “Katari 2022” ku Maroku përfundoi i katërti, Atletico ka ofruar 50 milionë euro.

    Tek Atletico, Amrabat pritet ta zëvendësojë Rodrigo De Paulin që do të largohet nga ekipi. Marokeni ka kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit me Fiorentinën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020. Këtë sezon, ai ka regjistruar 21 paraqitje në të gjitha garat për ekipin italian.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.