Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Analisti kosovar: E kanë bërë Ballkanin sikur të jetë Real Madrid, lojtarë kualitativ ka edhe në ekipet tjera të Superligës
    Ballina-1

    Analisti kosovar: E kanë bërë Ballkanin sikur të jetë Real Madrid, lojtarë kualitativ ka edhe në ekipet tjera të Superligës

    10/10/2022 13:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-futbollisti i mirënjohur, tanimë analist i futbollit, Arsim Prepolli ka thënë se në Superligën e Kosovës në futboll posedon edhe lojtarë tjerë kualitativ, që nuk e bartin vetëm fanellën e Ballkanit.

    Prepollin e gëzon fakti se Ballkani po paraqitet mirë në Ligën e Konferencës, por vëmendja e madhe që i është dhënë kampionëve të vendit po i duket atij sikur të jetë klubi i madh evropian, Real Madridi.

    “Ju po thuni vetëm Ballkani, Ballkani. Ka edhe lojtarë të tjerë të Superligës sepse jeni fokusuar vetëm te Ballkani. Është normale që Ballkani ka ndeshje ndërkombëtare, por me sa e di unë i ka ftuar dy lojtarë së fundmi (te Kombëtarja e Kosovës), por nuk patën minutazhë shumë. Ballkani në kombëtare nuk mund t’i ketë pesë apo gjashtë. Të jemi realista. Selektori i fton ku ka nevojë më shumë”, tha Prepolli në ATV.

    “Ballkanin e keni bërë Real Madrid. Mua më gëzon fakti se Ballkani po e gëzon tërë Kosovën. Por tash nuk muj me pa se po ftohen pesë lojtarë të Ballkanit dhe asnjë i Dritës apo Prishtinës ku ka lojtarë kualitativ që ata nuk kanë luajtur në garat evropiane por kanë kualitet”, theksoi ai.

    Ballkani është duke marrë pjesë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës dhe pas tri ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e parë me katër pikë, aq sa kanë edhe Slavia Praha, Cluji dhe Sivasspori në Grupin G.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.