Quajeni Europa League. Kur mungon edhe një raund nga fundi i fazës së grupeve në Champions, Spanja e di që në 1/8 e kompeticionit do të shkojë vetëm Reali i Madridit, kampioni në fuqi. Barcelona dhe Sevilla do të vazhdojnë rrugëtimin kontinental në Europa League, ashtu si dhe Atletico Madrid, në rastin më të mirë, pasi El Cholo Simeone i lodhur dhe i pafat rrezikon të përfundojë edhe në vendin e fundit.
Që kur egziston Champions League me formatin aktual, kurrë 3 klube spanjolle nuk ishin eleminuar që në raundin e parë. Nuk është rasti për të nxjerë konkluzione të parakohshme, pasi vetëm 5 muaj më parë, La Liga ofronte 50% të skuadrave që ishin në gjysmëfinalet e Championsit, me Villarealin që kishte surprizuar duke eleminuar Juventusin dhe pastaj edhe Bajernin e Mynihut për t’i bërë shoqëri Realit të Madridit.
Gjithsesi numra të tjerë thonë se në këtë fillim të çuditshëm të një sezoni të kushtëzuar nga Boërori, skuadrat spanjolle kanë vuajtur shumë, me Realin, Barçën, Atletikon e Sevillan në 5 ndeshjet e para të fazës së grupeve kanë marrë vetëm 6 fitore, 6 barazime dhe 8 disfata. 30% e suksesit është në kontrast të plotë me atë që po ndodh me Betis, Real Sociedad dhe Villarealin në Europa dhe Conference League.
La Liga me siguri që nuk e ka humbur peshën e saj, pasi nuk mjaftojnë 2 muaj vështirësish për të shprehur një gjykim kaq përfundimtar. Duhet kujtuar se gjatë këtij shekulli, skuadrat spanjolle kanë dominuar deri tani në Europë, me 34 suksese mes Champions , Europa League, Conference League apo Superkupë, përkundër 13 fitoreve të skuadrave angleze, apo vetëm 6 të atyre italiane dhe gjermane, por ndoshta pikërisht për këtë arsye dështimet e këtij sezoni bëjnë më tepër bujë.
Kriza e Sevillas ishte shumë e pritshme. Të shesësh dy qendërmbrojtës si Kounde dhe Diego Carlos për t’i zëvendësuar me Marcaon gjithmonë të dëmtuar, Nianzoi apo Rekik e Gudejl është një lëvizje me shumë rrezik. Prej ca kohësh drejtori sportiv Monchi nuk po ja del të realizojë goditjet që e kanë bërë të famshëm, dhe detyrimi për të rregulluar bilancin ka ndikuar jo pak. Sevilla ka ndryshuar trajner duke kaluar nga Lopetegui te Sampaoli dhe kriza nuk është një surprizë.
Ndryshe është situata e Atletikos së Madridit. Pas finaleve të arritura dhe të humbura me Realin në 2014 dhe 2016 erdhi dhe momenti i keq. Simeone në stolin e Los Colchoneros prej 11 vitesh duket se ka humbur energjinë aq të domosdoshme që ka qenë gjithmonë motori i skuadrës së tij. Atletiko rrallë ka qenë e bukur por gjithmonë luftarake dhe shpesh efikase.
Ata fituan La Ligan në 2021 por ekziston përshtypja se modeli cholist po fundoset. Problemet me Joao Felix, që në sfidën e fundit u fut në fushë në minutën e 87 janë manifestimi i krizës. “Ka kokën e fortë, por do të vazhdoj të rpovoj me të”, – tha Simeone pas finales së pabesueshme me Bayer Leverkusen me një penallti të humbur në minutën e 98, teksa ju përgjigjej atyure që e pyesnin për të ardhmen e tij dhe të skuadrës. Ndërkohë të martën në Oporto do të provojë të sigurojë kalimin në Europa League.
Shumë më ndryshe është rasti i Barcelonës, që nga tripleta e 2015 është në rënie të vazhdueshme, me përjashtim të 2019. Shuplakat e mara me Messin në Paris, Torino, Romë apo Liverpul kishin bërë të binin këmbanat e alarmit, por prezenca e argjentinasit maskonte provleme gjithmonë e më të dukshme. Barcelona e pagoi shtrenjtë Covidin dhe një menaxhim ekonomik të dështuar me gjysëm milardi euro të hedhura tej për Coutinhon, Dembele e Griezman, dhe që përfundoi me dorëheqjen e presidentit Bartomeu.
Laporta u rikthye me kujtimet e lavdisë dhe entuziazëm, por përballë rrezikut të falimentit nuk ja doli të mbante Messin. Dhe pa Leon Barcelona për dy vite rradhazi ka përfunduar nga Chammpions në Europa League. Herën e fundit kishte ndodhur në vitin 2000.