Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti: Do ta doja një përballje ne Milanin në finale të Ligës së Kampionëve
    Ballina-2

    Ancelotti: Do ta doja një përballje ne Milanin në finale të Ligës së Kampionëve

    16/03/2023 11:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Carlo Ancelotti ndihet mjaft i lumtur që Real Madridi u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Nesër do të hidhet shorti i kësaj faze, ndërsa “Los Blancos” do ta mësojnë emrin e kundërshtarit të radhës.

    I pyetur nëse do të donte të përballet me ish-klubin e tij, Milan, me të cilin e fitoi dy herë trofeun e Championsit, trajneri italian u përgjigj:

    “A do ta doja të përballeshim me Milanin në çerekfinale? Nuk e di, ta them të vërtetën. Ideale do të ishte të ballafaqoheshim në finalen e Stambollit, por rruga është e gjatë”, deklaroi “DonCarlo” pas fitores ndaj “Reds”.

    Si një ish-Rossoner, si do ta shihte një duel eventual me rivalin historik të Milanit, Inter?

    “E shoh si një njeri i Realit: jemi në çerekfinale dhe jemi të pozicionuar mirë për të shkuar përpara”, shtoi ai.

    Ndërkohë, punë të mirë po bën edhe Napoli, i cili e siguroi kualifikimin në çerekfinale për herë të parë në histori të tij.

    Andaj, Ancelottin mund ta presë edhe një përballje eventuale me ekipin italian, të cilin po ashtu e kishte drejtuar.

    “Napoli po shkon mjaft mirë, në kampionat është pozicionuar mirë dhe mund të koncentrohet në Ligën e Kamionëve. Krejt skuadrat janë të rrezikshme, duhet të luftohet për të ecur tutje”, përfundoi Ancelotti. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.