Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti flet për Mbappen, pasi po kalon momente të vështira te Real Madridi
    Ballina-2

    Ancelotti flet për Mbappen, pasi po kalon momente të vështira te Real Madridi

    05/12/2024 12:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridi pësoi një tjetër humbje dhe sërish me pasoja, ndërsa Carlo Ancelotti përballet me një tjetër situatë të vështirë.

    Kylian Mbappé gaboi për herë të dytë radhazi nga penalltia me fanellën e bardhë, pikërisht mbrëmë, në humbjen 2-1 ndaj Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga-s.

    Nuk kaloi shumë kohë dhe kritikat e ankesat shpërthyen, si në rrjetet sociale, ashtu edhe nga shtypi, duke reflektuar momentin e vështirë që po kalon superylli francez.

    Ancelotti doli në konferencë për shtyp pas ndeshjes dhe deklaroi: “Unë nuk kam folur ende me Mbappé. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Po të barazonim, mund ta kishim marrë kontrollin, por detajet e vogla na penalizuan. Nuk mund ta vlerësoj lojën e një lojtari vetëm nga një penallti. Sigurisht, Mbappé është i trishtuar, i zhgënjyer, por… këto gjëra ndodhin. Duhet të ecim përpara”.

    Mbappé dhe ndryshimi i ekzekutuesit të penalltive: “Pa dyshim, ai nuk është në nivelin e tij më të mirë, por duhet t’i japim kohë për t’u përshtatur. Duhet t’i japim kohë për të bërë më mirë. Kur është Vinicius, ai i godet penalltitë mjaft mirë. Ekzekutuesit e penalltive janë tre: Mbappé, Bellingham dhe Vinicius”.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.