Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti ‘kritikon’ Vinícius, pas eliminimit nga Kupa e Spanjës prej Atletico Madridit
    Ballina-1

    Ancelotti ‘kritikon’ Vinícius, pas eliminimit nga Kupa e Spanjës prej Atletico Madridit

    19/01/2024 14:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Carlo Ancelottit, trajneri i Real Madridit, i vjen keq për humbjen 4-2 ndaj Atlético Madrid, që eliminoi skuadrën “los blancos” në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit, një hakmarrje e vogël për Superkupën në Arabinë Saudite javën e kaluar, në të cilën Reali fitoi në gjysmëfinale.

    Kishte një kritikë të nënkuptuar ndaj Vinícius Júnior, i cili humbi një top që i lejoi Griezmann ta çonte rezultatin 3-2 në kohën shtesë.

    “Skuadra luajti shumë mirë, konkurroi deri në fund, u kthyem nga dy disavantazhe, dy topa goditën shtyllën, një gol i anuluar. Humbëm, duke rrezikuar një lojë të panevojshme. Humbja e topit na ndëshkoi”,- tha ai pa përmendur emra, por duke lënë të nënkuptohet gabimi i Vinicius kundër Griezmann, i cili e dërgoi në portën e Realit, duke i dhënë epërsinë 3-2 bardhekuqve. 

    Më vonë, Ancelotti e zbuti fjalën e tij dhe theksoi se braziliani “ishte vendimtar në pjesën e dytë për të rikuperuar lojën, ai dha një asist, nuk shënoi, por ishte në një nivel shumë të mirë”. Ai foli për një “mëkat të rinisë”: “Pak nga pak do të mësojë, ka pasur shumë duele, ndonjëherë nuk e mban dot kokën gjakftohtë, është e kuptueshme”. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.