Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti: Modric në Arabinë Saudite? Ai është i pakënaqur që nuk luan, por tashmë e ka vendosur
    Ballina-2

    Ancelotti: Modric në Arabinë Saudite? Ai është i pakënaqur që nuk luan, por tashmë e ka vendosur

    24/08/2023 17:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madrid dhe Celta Vigo do të luajnë nesër ndeshjen e xhiros së tretë të kampionatit spanjoll.

    Trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para ndeshjes iu drejtua një pyetje për mesfushorin kroat Luka Modric i cili nuk është më në formacionin fillestar të klubit madrilen, së bashku me Toni Kroosin.

    Madje, mediat spanjolle shkruanin se Modric është i pakënaqur dhe se për shkak të këtij statusi, ai mund të kërkojë një transferim në Arabinë Saudite në dimër, nga ku tashmë ka marrë dhe ka refuzuar oferta të pasura.

    Por Ancelotti e qetëson situatën, duke thënë se ai do të marr minuta.

    “Luka në Arabinë Saudite? Ai tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij. Natyrisht, ai nuk është i lumtur që nuk luan, por do të marrë minuta. Është në gjendje të mirë fizike, nuk ka probleme, do të na ndihmojë. Për shumë, ky është një sezon i pazakontë. Modric është mësuar të luajë nga minuta e parë, por ai me siguri do të kontribuojë për ekipin”, ka thënë Ancelotti.

    Kroati së fundmi ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Realin. Ai mori gjithsej 28 minuta në dy ndeshje këtë sezon – 10 kundër Athletic Bilbao (2-0) dhe 18 kundër Almerias (3-1).

    Nga ana tjetër, ai pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Celta Vigos. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.