Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti për Superligën: Diçka pozitive për të gjithë që futbolli nuk ka më monopol
    Ballina-2

    Ancelotti për Superligën: Diçka pozitive për të gjithë që futbolli nuk ka më monopol

    22/12/2023 12:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Carlo Ancelotti ka theksuar rëndësinë e një fitoreje kaq të vështirë ndaj Alaves, me një gol në fund të Lucas Vázquez me kokë. Vetë trajneri italian ka festuar me stil kur dëgjoi bilbilin e fundit, teksa lojtarët ishin mbledhur në fushë. Në sallën e shtypit, “Carletto” nuk e fshehu dot kënaqësinë, pasi rifitoi kreun e La Liga-s. Po kështu, feston vendimin për ligjërimin e Superligës.

    Goli i Lucas dhe lëndimi i Rodrygo – “Rodrygo është pak i lodhur. Lucas është shumë i gjallë brenda zonës, dha një asist kundër Villarrealit. Jemi të kënaqur me të sonte, por ne fituam falë angazhimit të madh të ekipit”.

    Festimi i ekipit – “Sigurisht, sepse ndeshja ishte e komplikuar. Me një lojtar më pak të gjithë menduan se ishte dita për t’u ndaluar, por qëndruam shumë mirë dhe morëm tri pikët”.

    Vendimi i Superligës dhe nëse dëshiron ta udhëheqë Real Madridin në këtë kompeticion – “Ka qenë një vendim i rëndësishëm për të gjitha klubet. Ka disa që nuk janë aq të bindur, mendoj se do të jetë pozitive për të gjithë që nuk ka monopol dhe kalendari mund të përmirësohet. Koha do të tregojë nëse është pozitiv, por unë mendoj se në fund do të jetë mirë për të gjithë”.

    Bellingham, një tjetër e verdhë – “Sonte nuk e mori për protestë, bëri faull. Nuk ka pse ta ndryshojë këtë qëndrim, sepse ka shënuar 14 gola. Nuk ka pse të ndryshojë asgjë, sepse është spektakolar. Për Nacho, arbitri pa të verdhën, ndërsa VAR-i pa të kuqen. Ky është problemi i futbollit”.

    Tchouaméni në qendër të mbrojtjes – “Ai zemërohet nëse luan atje, por është një qendërmbrojtës spektakolar. E merr topin si pak të tjerë, është me fat që mund të luajë në të dyja pozicionet”.

    Formati i Superligës – “Nuk kam pasur kohë ta shikoj formatin, mendoj se vendimi i gjykatës është i mirë për të gjithë”.

    Girona – “Të barazosh kundër Betisit nuk është aq e lehtë. Do të luftojë deri në fund, siç mendoj se do të bëjnë edhe Barcelona me Atlético Madridin, por kini kujdes Bilbaon që po luan shumë mirë”.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.