Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti pret që Benzema, Kroos e Modriq të mbesin te Reali
    Ballina-2

    Ancelotti pret që Benzema, Kroos e Modriq të mbesin te Reali

    07/04/2023 16:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Carlo Ancelotti beson se sulmuesi Karim Benzema, si dhe mesfushorët Luka Modriq e Toni Kroos do të qëndrojnë në Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm, tha trajneri italian të premten në një konferencë për shtyp. Të tre futbollistëve, që vlerësohen si të rëndësishëm te klubi madrilen, u skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Mirëpo, Ancelotti zbuloi dhe konfirmoi se mesfushorët Modriq dhe Kroos tashmë janë në negociata me krerët e klubit për rinovimin e kontratës dhe marrëveshja është pranë finalizimit. Po ashtu Ancelotti tha se e njëjta gjë do të bëhet edhe me sulmuesin francez, Benzeman, që ka vazhduar me formën e shkëlqyer edhe këtë edicion.

    Benzema iu bashkua Real Madridit nga Lyoni në vitin 2009, ndërsa Modriqi nga Tottenham në vitin 2012. Kjo dyshe fitoi pesë trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin mes shumë trofeve të tjerë. Kroos iu bashkua Real Madridit nga Bayern Munichu në vitin 2014, duke fituar Championsin në katër raste me “Los Blancos”. I pyetur për Kroosin dhe Modriqin, Ancelotti tha se beson se do të gjendej një “zgjidhje”.

    “Ka përparime në këtë aspekt, sepse ata po flasin me klubin”, tha Ancelotti. “Mendoj se në fund do të gjejnë zgjidhje, por e rëndësishme është se ka përparime në këto negociata”.

    Trajneri italian shtoi gjithashtu me bindje të plotë se edhe Benzema, i cili shënoi “hat-trick” në fitoren e thellë 4:0 ndaj Barcelonës të mërkurën në gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës, do të qëndrojë në ekip.

    Megjithatë, italiani paralajmëroi se në një moment Real Madridi do të duhej të vazhdonte përpara.

    “Unë mendoj se të tre do të qëndrojnë. Por, ne duhet të mendojmë edhe për ditën kur ata do të ndalojnë, sepse për faktin se kanë diçka unike, diçka do të duhej të ndryshonte. Ne duhet të kërkojmë të ardhmen e klubit në një linjë tjetër, jo mënyrën se si ne luajmë me Kroosin dhe Modriqin”, u shpreh Ancelotti. “Ne kemi lojtarë të rinj fantastikë, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Fede Valverde dhe Dani Ceballos, të cilët do të shënojnë një epokë në Madrid, por në një mënyrë ndryshe nga Kroos, Modriq dhe Casemiro”.

    Ancelotti ende beson se Benzema, Modriqi dhe Kroos po i ofrojnë shumë Real Madridit, edhe nëse fizikisht ata kanë kaluar kulmin e tyre të karrierës. Kroos, 33-vjeçar, ka 2 gola e 5 asistime në 39 paraqitje, Modriq, 37-vjeçar, ka kontribuuar me 6 gola e po aq asistime në 38 paraqitje, ndërsa Benzema, 35-vjeçar, deri më tani ka 25 gola në 31 ndeshje. Benzema po ashtu është kapiten i Real Madridit.

    “Ne duhet të vlerësojmë lojtarët jo nga mosha e tyre, por nga ajo që bëjnë”, shtoi trajneri italian. “Mund të mendoni se të tre nuk kanë profilin fizik apo energjinë e lojtarëve më të rinj, por ajo që kanë këta të tre për sa i përket menaxhimit të lojës është unike, nuk mund ta blini në asnjë treg në botë. Kjo lind me përvojë – mosha merr diçka nga ju, por ju kthen diçka gjithashtu”.

    Real Madridi përballet me Villarrealin në kuadër La Ligas të shtunën, përpara se të presë Chelsean të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    TË LIDHURA

    Atletico eliminohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës, PSG dhe Botafogo avancojnë tutje

    23/06/2025 23:06

    Trajneri konfirmon qëndrimin e Dellovës tek CSKA Sofja

    23/06/2025 22:46

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47

    Qyteti i Oviedos e nderon Cazorlan: Sheshi kryesor do të mbajë emrin e tij

    23/06/2025 20:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.