Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti rinovon kontratën me Realin deri më 2026
    Ballina-2

    Ancelotti rinovon kontratën me Realin deri më 2026

    29/12/2023 17:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me skuadrën e Real Madridit. Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij edicioni, Ancelotti do të jetë në krye të Real Madridit deri në vitin 2026, ka njoftuar klubi madrilen të premten.

    Në njoftimin e klubit thuhet se Ancelotti do ta vazhdojë punën e tij edhe për dy edicionet e ardhshme dhe shpresojnë se gjatë kësaj periudhe sukseset nuk do të mungojnë.

    Me rinovimin e kontratës, Ancelotti u ka dhënë fund spekulimeve se në fund të këtij edicioni do të emërohet selektor i Përfaqësueses së Brazilit. Në fakt, Ancelotti kishte ofertë nga federata braziliane, por në fund zgjodhi të qëndrojë në krye të skuadrës spanjolle.

    Kjo është aventura e dytë e Ancelottit te Real Madridi pasi u rikthye në verën e vitit 2021. Ai më herët ka qenë trajner i klubit spanjoll prej vitit 2013 deri në vitin 2015. Aktualisht, Reali është lider në La Liga.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.