Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Andi Zeqiri me deklaratë të çuditshme para ndeshjes me skuadrën serbe: Flas nga pak serbisht
    Ballina-1

    Andi Zeqiri me deklaratë të çuditshme para ndeshjes me skuadrën serbe: Flas nga pak serbisht

    04/10/2023 19:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri ka folur në një konferencë për media para ndeshjes Cukaricki – Genk, në kuadër të Ligës së Konferencës.

    Zeqiri në konferencë për media, çuditërisht tregoi se di të flas edhe disa fjalë në gjuhën serbe, teksa u pyet atje për origjinën e tij.

    “Familja ime jeton shumë afër Serbisë. Madje unë flas pak serbisht” – ka thënë Zeqiri, njofton Telegraf.rs.

     “E dimë përbërjen e Cukarickit dhe e dimë se çfarë mund të bëjnë. Do të japim gjithçka për të arritur një rezultat pozitiv. Unë besoj te shokët e mi dhe besoj se nesër mund të tregojmë se çfarë vlejmë. Të luash në Evropë ka qenë gjithmonë një ëndërr. Shpresoj që të arrijmë sa më shumë fitore dhe të shkojmë sa më larg. Megjithatë, ne përgatitemi nga ndeshja në ndeshje dhe jemi të fokusuar në çdo ndeshje” – shtoi ai rreth ndeshjes.

    Kujtojmë se Andi Zeqiri përfaqëson reprezentacionin e Zvicrës, ndonëse ishte ftuar nga Kosova.

    Ndeshja Cukaricki – Genk zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.