Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Andin Lokaj: Kfillu MKRS, po ndërhynë direkt në punët e FFK-së dhe po e rrezikoni përjashtimin
    Ballina-1

    Andin Lokaj: Kfillu MKRS, po ndërhynë direkt në punët e FFK-së dhe po e rrezikoni përjashtimin

    21/12/2022 16:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gazetari i mirënjohur kosovar, Andin Lokaj ka reaguar pas një lajmi të publikuar sot se MKRS-ja nuk e ka licencuar Federatën e Futbollit të Kosovës, madje u ka ndaluar edhe klubeve ligjin për sponsorizim, derisa ka kërkuar nga Komunat t’ua ndalojë klubeve të luajnë në stadiumet e tyre, shkruan GazetaSport.info

    Padyshim kjo është një ndërhyrje direkte dhe shumë e pakuptim e kësaj Ministrie e cila duket se ka për qëllim ta kap edhe këtë institucion.

    Lokaj ka thënë se kjo ndërhyrje po e rrezikon shumë përjashtimin nga UEFA e FIFA.

    Postimi i plotë i Andin Lokajt

    KFILLU MKRS

    Anomalitë në këtë shtetin tonë të cilin e kontrollojnë aktualisht ata që ishin gjithmonë kundër ndërtimit të tij, nuk kanë të ndalur.

    Andaj po rikthehem me këtë postim.

    Lajmi i fundit i tmerrshëm i cili edhe njëherë e rrezikon zhvillimin e shtetit dhe të sportit kryesor futbollit në veçanti, është mos licencimi i Federatës së futbollit nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe sportit.

    Madje kjo Ministri e cila është gjithçka veq Ministri e Sportit, iu ndaloi klubeve edhe ligjin për sponsorizim.

    Ky është sulm direkt ndaj FFK-së dhe përzierje brenda punëve të Institucionit kryesor sportiv në vend.

    Kjo ndërhyrje është shumë e rrezikshme për të ardhmen e futbollit tonë, ngase kjo Ministri aq dinë, sa që ende nuk e ka të qartë se një ndërhyrje si kjo e rrezikon përjashtimin e futbollit kosovar nga të gjitha garat, në nivel klubesh dhe reprezentativ në skenën ndërkombëtare.

    KFILLUNI

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.