Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Anglia e nis me golead rrugëtimin drejt trofeut, e turpëron Iranin në Katar
    Ballina-1

    Anglia e nis me golead rrugëtimin drejt trofeut, e turpëron Iranin në Katar

    21/11/2022 17:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Anglisë e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022” duke shënuar fitore të thellë 6:2 kundër Iranit në kuadër të Grupit B.

    Bellingham zhbllokoi shifrat në minutën e 35-të duke ia dhënë epërsinë e parë anglezëve.

    Tetë minuta më vonë, golin e qetësisë e shënoi Saka me vollej në minutën e 43-të. Epilogun e fraksionit të parë të lojës e vulosi Sterling në minutën e parë shtesë.

    Anglezët e nisën më mirë edhe pjesën e dytë me Sakan që gjeti golin e dytë personal dhe të katërtin për “Tre Luanët”.

    Irani u kundërpërgjigj pas tre minutave me golin e Taremit.

    Rashford u përkujdes për golin e katërt në minutën e 71-të, kurse të pestin e konkretizoi Grealisht në minutën e 90-të. Krejt në sekondat e fundit Irani gjeti golin e dytë me anë të Taremit nga penalltia.

    Anglia dhe Irani janë në Grupin B me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin, takimi i të cilëve luhet sonte me fillim nga ora 20:00.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.