Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Anglia e “rraskapitur” në finale, “Luanët” kanë luajtur 1300 minuta më shumë se spanjollët
    Ballina-1

    Anglia e “rraskapitur” në finale, “Luanët” kanë luajtur 1300 minuta më shumë se spanjollët

    13/07/2024 17:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në fushë do të jenë dy ekipe në gjendje shumë të ndryshme. Për çudi, është Spanja në formë mjaft më të mirë fizike sesa Anglia, ndërsa afron e diela e fundit e Euro 2024.

    “Furitë e Kuqe” kanë kursyer mjaft kohë nga titullarët, qoftë për mënyrën sesi u erdhën punët, qoftë sepse fituan gjithmonë në 90 minuta, teksa sipas asaj që shkuar e përditshmja spanjolle “Marca”, titullarët spanjollë kanë qenë në fushë për 4 593 minuta.

    Trajneri De la Fuente bëri rotacion të fortë në ndeshjen e tretë në grupin B, atë ndaj Shqipërisë, që u fitua 1-0 nga skuadra e tij.

    Më pas, iberikët ia dolën në 90 minuta kundër Gjeorgjisë, madje pa u lodhur edhe aq, pastaj në 90 minuta kundër Gjermanisë në provën më të vështirë që patën në Europian, si dhe për 90 minuta në gjysmëfinale kundër Francës.

    Ritëm e lodhje pati, por jo rraskapitje, ndërsa lojtarë si Niko Williams e Lamine Yamal duken si “trena ekspresë”.

    E ndryshme situata e Anglisë, gjë që shihet edhe nga gjendja fizike e “yjeve” Harry Kane apo Jude Bellingham.

    Trajneri Garreth Southgate nuk pati mundësi të shlodhte askënd, në asnjë moment, ndërsa në raundin e dytë kundër Sllovakisë e në çerekfinalen kundër Zvicrës, u luajt nga 120 minuta e madje pati nevojë për penallti.

    Në total, titullarët e Anglisë kanë luajtur 5 839 minuta, gati 1 300 minuta më shumë sesa rivalët e finales.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.