Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ankesa e Rumanisë në CAS, Sahiti: Presidenti Ademi ka qëndruar disa ditë në Zvicër dhe ka konsultuar shumë njerëz profesional për këtë çështje, rumunët e kanë nga frika
    Ballina-1

    Ankesa e Rumanisë në CAS, Sahiti: Presidenti Ademi ka qëndruar disa ditë në Zvicër dhe ka konsultuar shumë njerëz profesional për këtë çështje, rumunët e kanë nga frika

    03/12/2024 18:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Rumanisë ka njoftuar sot së është ankuar në CAS, për dënimin e  rëndë që morën nga UEFA për ndeshjen e ndërprerë në 15 nëntor të këtij viti në Bukuresht ku u përballën Rumania dhe Kosova.

    Sipas Kryetarit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, Kosova nuk e mori dënimin e merituar, por ishte Rumania e cila u sanksionua më shumë.

    Drejtori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti në një bisedë për Ballkani.info, ka deklaruar se rumunet kanë frikë që CAS do të vendos në favor të Kosovës, prandaj janë ankuar, derisa ka thënë se presidenti Ademi për disa ditë ka qëndruar në Zvicër dhe ka takuar njerëz shumë profesional me të cilët është konsultuar pëë këtë çështje.

    ‘Rumunet kanë frikë që mund te dënohen më shumë, ne nuk merremi me ta, kështu që kemi me prit vetëm vendimin e fundit. Dënimi ka qenë shumë i vogël për rumunët’, tha fillimisht Sahiti, duke shtuar.

    “Presidenti Agim Ademi ka qëndruar në Zvicër disa ditë për këtë çështje dhe është konsultuar me njerëz shumë profesional që kanë mbrojtur lëndë të tipit të tillë dhe mendojë se kemi mu mbrojë në mëryen më të mirë të mundshme.

    Pra nuk përjashtojë mundësin e angazhimit edhe të njerëzve nga jashtë për të na ndihmuar në këtë çështje dhe besojmë fuqishëm se gjithçka do të jetë në anën tonë”, ka përfunduar Sahiti.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.